Basketboll

SPECIALE NGA ASISTI: TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI SIVJET

Përmbledhje për gurmanët e basketbollit nga AsistiOnline

Finalja sivjet është reprizë e finales së parvjetme ku u ndeshën pikërisht Trepça dhe Golden Eagle Ylli që ishte më i suksesshëm duke e mbrojtur titullin e fituar në vitin 2021 dhe shpall kampion për herë të dytë rresht.

Kësaj here në serinë finale është një situatë diametralisht e kundërt sepse Trepça po udhëheq me rezultat 2:1 dhe në rast të fitores do t’i revanshohej Yllit në mënyrë identike duke u shpall kampione si mysafire sikurse që edhe Ylli ishte shpallur kampion në Minatori para dy viteve

Gjatë edicionit 2023/24  Trepça tashmë ka fituar Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës 2024 dhe titullin e kampionëve të Ligës Unike dhe po synon që në thesarin e vet ta shtoi edhe trofeun e katërt për këtë edicion, atë më të çmueshmin që i mungon tash e 12 vjet: titullin kampion. Mirëpo në këtë pengesë e madhe është skuadra e Yllit e cila sivjet ishte skuadra më e papërshtatshme për mitrovicasit.

 

Trepça e mbylli pjesën e rregullt si lider i pakontestueshëm me 25 fitore dhe vetëm 3 humbje.

Disfatën e parë mitrovicasit e pësuan nga Peja me 12 Tetor 2023 dhe të dytën nga Golden Eagle Ylli me 5 nëntor dhe atë në Minatori (68:71) pas vazhdimeve, që ishte disfata e vetme e Trepçës në shtëpi sivjet.

Pas asaj humbje,në Superligë, Trepça realizoi 21 fitore rresht pa humbje derisa nuk u takua sërish me Yllin në kuadër të xhiros së fundit të pjesës së rregullt t dhe therandasit i mposhtën përsëri me rezultat të ngushtë (81:79) kësaj here në Therandë duke ia ndërprerë serinë fantastike prej 21 fitoreve pa humbje në Superligë.

Përndryshe , Trepça pati një seri prej 28 fitoreve rresht pa humbje në gjitha garat, duke filluar nga triumfi ndaj skuadrës Gravellines në FIBA Europe Cup, pastaj 3 fitore në kuadër të Kupës së Kosovës ku Trepça e fitoi trofeun dhe më pas edhe 3 fitore në Final 8 të Ligës Unike ku gjithashtu u stolis me titull kampioni duke e mposhtur pikërisht Yllin në finalen dramatike me treshen e Darnell Edge-it në sekondat e fundit.

Ishte kjo fitorja e 28 rresht pa asnjë humbje në gjitha garat para se të vinte në këtë palestër ku me 4 Prill, Golden Eagle Ylli e mposhti dhe ia ndërpreu serinë fantastike prej 21 fitoreve rresht në Superligë apo 28 rresht në total në gjitha garat.

Pra, nga 4 humbjet e sivjetme në kampionat, Trepça i pësoi tri humbje pikërisht nga nikoqiri sot, Golden Eagle Ylli.

Me 5 nëntor e pësoi disfatën e parë që ishte e vetme sivjet në Minatori dhe më pas, me 4 Prill sikurse thash në kte palestër therandasit i shkaktuan humbjen e parë pas plotë 5 muajve Trepçës, duke ia ndërprerë serinë fantastike.

Sa i përket kësaj seri finale, javën e kaluar ishim këtu së bashku dhe ishim dëshmitar të një drame fenomenale ku në fillim të çerkut të katërt Ylli kishte 21 piklë dallim (62:41) kurse Trepça e udhëhequr nga Mikaile Tmushiq realizoi seri prej 30:10 për ta afruar rezultatin në vetëm 1 pikë por vendasit fal Jalen Nesbitti, Valon Bunjakut dhe Vergeit mbijetuan ofensivën e stuhishme duke triumfuar minimalisht me rezultat 80:79.

Nga dueli i të dielës së kaluar duhet theksuar se Tmushiqi në 30 minuta kishte luajtur vetëm 11 minuta dhe nuk kishte shënuar asnjë pikë të vetme kurse në çerekun vendimtar realizoi të gjitha 17 pikët prej tyre 4 treshe duke përfshirë edhe atë në çastet e fundit kur i dha mundësi skuadrës së vet që eventualisht të fitoj duelin por Nesbbit ishte vendimtar dhe i solli fitoren e parë në ket seri Yllit.

Pra, ishte pikërisht Ylli rivali i Trepçës në finalen e sivjetme , ajo skuadër që i bëri ball skuadrës së Adis Beqiragiqit dhe i shkaktoi 3 nga 4 humbjet e sivjetme dhe të vetmën në Minatori.

Është kjo reprizë e finales së para dy viteve kur therandasit i mohun Trepçës kthimin e titullit të kampionit në Minatori pas një dekade por asokohe Ylli ishte i udhëhequr nga mjeshtri Adis Beqiragiqi, arkitekti i sukseseve historike të basketbollit therandas në krye me treshen vendore Gëzim Morina, Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmushiqi kurse tash, tre prej atyre akterëve të suksesit të Yllit j janë në anën tjetër: gjenerali Beqiragiq me luftëtarët e tij Erjonin dhe Mikailen janë pjesë e Trepçës dhe përball e kanë kapitenin tashmë legjendar të Yllit , Gëzim Morinën nën udhëheqjen e komandantit të ri Petar Mijoviq.

Duhet rikujtuar se Mijoviqi erdhi në krye të Yllit me 4 Shkurt kundër Prizrenit dhe gjatë kësaj periudhe në Superligë zhvilloi 9 ndeshje duke i fituar 8 dhe pësuar vetëm një herë, dhe atë pikërisht nga Trepça me 9 Shkurt në Minatori me rezultat të ngushtë (73:78).

6 ditë më vonë me 15 Shkurt, kësaj here në Shani Nushi të Gjakovës, Trepça e mposhti edhe një herë Yllin me rezultat 72:59 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës dhe më pas, sikurse thash, Mijoviqi dhe Beqiragiqi u ndeshën në finalen fantastike e dramatike të Ligës Unike ku skuadra e Mijoviqit dominoi gjatë tërë ndeshjes dhe ishte në prag të fitonte titullin e Unikes por Darnell Edge në sekondat e fundit me treshe ua siguroi mitrovicasve trofeun e 15 në histori, titullin e kampionve të Ligës Unike.

Megjithatë, katër ditë më vonë në kuadër të xhiros së fundit të Superligës Mijoviqi u revanshua dhe fitoi përballjen e parë direkte ndaj Adisit pas tri humbjeve rresht.

Ndërkohë , në kuadër të finaleve Adisi fitoi dy ndeshje dhe Mijoviqi një dhe në total, në 7 përballjet midis këtyre dyve: Adisi ka 5 fitore dhe Mijoviqi 2

Pra, do të jetë kjo edhe një përballje e Mijoviqit që e këndelli plotësisht Yllin prej se erdhi në krye të ekipit tash e tre muaj dhe njeriut që është arkitekt i sukseseve historike të basketbollit therandas Adis Beqiragiqit i cili po ndeshet me ish skuadrën e tij por kësaj here duke u munduar që të bëj histori me Trepçën duke ua kthyer titullin e kampionëve pas 12 vjetëve.

Pra , nëse Adisi sivjet arrin të stoliset me titullin e kampionit ai do të kompletoi shumë rekorde me mitrovicas:

-Për një edicion do të fitoj katër trofe: Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës , Ligën Unike dhe titullin kampion

-Do të bëhet trajneri i vetëm në histori të basketbollit kosovar që fiton trofe me tri skuadra të ndryshme kosovare (pas Kupës 2020 me Pejë, 4 trofeve më Yllin , do t’i ketë edhe 4 trofe me Trepçën)

-Do të kthej titullin në Minatori pas 12 viteve

-Njëherësh , stolisja eventuale me titull kampioni do të ishte trofeu i 16 për Trepçën e cila do të kalonte në pozitën e dytë të skuadrave më të trofeshme kosovare të gjitha kohëve pas Prishtinës e cila i ka 40

Pra, finalja e sivjetme ka shumë simbolika e shumë statistika por për të arritur suksesin e shumë pritur, Beqiragiqi dhe Trepça duhet të përballen me arrën e fortë të quajtur Golden Eagle Ylli në krye me Petar Mijoviqin, me ardhjen e të cilit Ylli përjetoj rilindje totale dhe po shfaq basketboll fenomenal.

Pas shkarkimit të grekut Flevarakis, Ylli filloi të shndrit dhe në pjesën e rregullt nën komandën e Mijoviqit shënoi 8 fitore e 1 humbje, në Kupë 1 fitore e 1 humbje, në Ligën Unike 2 fitore e 1 humbje kurse në Play Off nga 10 ndeshjet e zhvilluara eliminoi Bashkimin me 2:0, Pejën pas gjysmëfinales fantastike dhe dramatike me 3:2 dhe në finale aktualisht ka 1 fitore e 2 humbje me total prej 6 fitoreve dhe 4 humbjeve.

Nëse i mbledhim të gjitha, nga 4 Shkurti kur mori udhëheqjen e Golden Eagle Yllit, Mijoviq zhvilloi 23 ndeshje dhe nën komandën e tij Ylli arriti 17 fitore e 6 humbje

A do ta barazoj Golden Eagle Ylli serinë në 2 me 2 apo Trepça do të fiton dhe të shpallet kampione për herë të parë pas plot 12 viteve, këtë do ta mësojmë  pas 40 minutave fantastike basketbollistike , të dielën me fillim nga ora 17:00  direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Komentet janë të mbyllura.