Basketboll

Panathinaikosi e gjunjëzon Real Madridin, titullin e shtatë (7) në Euroligë në krye me maestro Ataman

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe greke, Panathinaikos është fituese e ligës më të fortë të basketbollit në Evropë – Euroleague për vitin 2023/24.

Ekipi i drejtuar nga turku Ergin Ataman e mposhti Realin e Madridit në finalen e madhe me 15 pikë dallim 80-95.

Kapiteni i ekipit, Kostas Slouskas shkëlqeu te Panathinaikosi në ndeshjen jetësore për të, duke realizuar plot 24 pikë prej tyre 4/4 për treshe e 21 pikë i realizoi amerikani Kendrick Nunn që në vitin e tij të parë në Evropë e fitoi titullin e çmuar.

KOntribut të madh te Pana sonte dhanë edhe Matthias Lesort me 17 pikë e Jerian Grant që shtoi 11 pikë dhe kishte mbrojtje të çeliktë.

Te Reali ishin të pamjaftueshëm për fitore, Dzanan Musa me 15 pikë e Facundo Campazo me 12 sosh.

Panathinaikos rradhit trofeun e shtatë në histori të Euroligës e Ataman të tretin personal, pasi i ka edhe dy të tjerë me Anadolu Efesin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.