Basketboll

Edoni shkëlqen kundër yjeve të NBA-së, Finlanda mposhtet nga Bahamas

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot kanë nisur turnetë kualifikues të vlefshëm për Lojërat Olimpike 2024 që do të mbahet në Paris gjatë kësaj vere.

Finlanda e Edon Maxhunit e ka nisur këtë kampanjë me humbje, duke pësuar nga Bahamas me rezultat 85-96.

Edoni ka qenë lojtari më i dalluar tek Finlanda në këtë takim, duke arritur që për 30 minuta lojë të realizojë 20 pikë (4/6 nga treshet), 6 asiste, 1 kërcim e 1 vjedhje topi.

Vlen të ceket se Bahmas ka në përbërje më shumë se gjysmën e ekipit lojtarë nga NBA.

Ndeshjen tjetër në këtë turne, Finlanda e zhvillon nesër ndaj Polonisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.