Basketboll

Trepça prezanton transferin e parë të huaj, amerikani Desmond Cambridge

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça e ka prezantuar transferin e parë të huaj për edicionin e ri.

Mitrovicasit kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Desmond Cambridge Jr.

Desmond vjen te Trepça pas përvojës së parë evropiane me ekipin e Sabah nga Azerbejgjani, ku kishte luajtur me 10.6 pikë, 3.7 asiste e 3.5 kërcime për ndeshje. Ai kishte luajtur me ekipin e Sabah edhe në grupet e FIBA Europe Cup.

Lojtari në Evropë k ardhur pas përvojës me kolegjet amerikane në NCAA, “Nevada Wolf Pack” e “Arizona State University Devils”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.