Lojtari nga Turqia me prejardhje kosovare, zyrtarizohet nga Trepça
Prishtinë(AsistiOnline) – Batin Tuna është lojtari më i ri i kampiones aktuale, Trepçës.
Tuna është prezantuar sot nga klubi mitrovicas në faqen zyrtare.
”Batin i bashkohet Trepçës nga ekipi turk Tofash. Në Tofash u zhvillua si lojtar duke kaluar në gjitha gjeneratat zinxhir për të arritur deri tek ekipi senior aty ku zhvilloi ndeshje edhe në BCL. Me Trepçën Batin do të paraqitet si lojtar vendor”, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas.
Mësohet se Tuna ka marrë pasaportën e Kosovës pasi prindërit e tij janë me prejardhje nga vendi i ynë e lojtari është paraqitur më herë edhe për Kombëtaren e Turqisë, por më pas është bërë pjesë e marrëveshjes mes TBF-së dhe FBK-së, ku Turqia e ka natyralizuar Rrezon Elezajn e Batin Tuna është liruar nga Turqia ku edhe do të luajë për Kosovën.
Tuna te Tofashi në aspektin ekipor te Tofashi nuk ka pasur ndonjë mesatare që vlen për tu veçuar, megjithatë ka vetëm 21 vite mbi supe.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.