Basketboll

Bashkimi nënshkruan edhe me lojtarin e katërt të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka zyrtarizuar sonte edhe lojtarin e katërt të huaj për edicionin e ri.

Portokallinjët kanë nënshkruar me amerikanin, Maliek White i cili luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 1.90cm.

Karriera e tij në Evropë ka nisur me ekipin gjeorgjian të Rustavi, pastaj në Hungari me Egis Kormend në Lituani me Neptunas, në Hungari me Sopron dhe së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit meksikan Culiacan ku kishte mesatarisht 10 pikë, 4.4 asiste e 4.1 kërcime për ndeshje.

Bashkimi është afër kompletimit të skuadrës me lojtarë të huaj dhe vendorë. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.