Basketboll

Andin Rashica ndihmës i parë te Manisa

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i ri kosovar, Andin Rashica është larguar nga basketbolli kosovar.

34 vjeçari nga Prishtina pritet të emërohet ndihmës-trajner te skuadra turke, Manisa.

Rashica pritet të zyrtarizohet së shpejti ndihmës i parë i trajnerit, Ozan Bulkaz, ku së bashku edhe me dy ndihmësit tjerë, Fuat Yapar dhe Batuhan Yaşar do të drejtojnë ekipin turk.

Manisa që garon në elitën turke, sivjet do të paraqitet edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.

Rashica që ka suksese të shumta me Prishtinën, aktualisht punon edhe tek Përfaqësuesja A e Kosovës te meshkujt, si ndihmës i Rami Hadar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.