Basketboll

Kompletohet gjysmëfinalja e parë e Olimpiadës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte është kompletuar gjysmëfinalja e parë e Olimpiadës 2024 e cila po zhvillohet në Francë.

Nikoqirja e këtyre lojërave Olimpike, Franca ka arritur të fitojë në çerekfinale ndaj Kanadasë me rezultat 82-73 dhe kështu ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e madhe.

Guerschon Yabusele ka qenë fantastik te francezët në fitore me 22 pikë, gjersa Evan Fournier shtoi 15 pikë.

Te Kanadaja s’mjaftuan për fitore, Shai Gilgeous-Alexander me 27 pikë e RJ Barret me 16 sosh.

Me këtë fitore, Franca është kualifikuar në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me Gjermaninë e Kanadaja mbetet pa medalje. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.