Under Header

spot_img

Peja dhe Prizreni hapin çerekfinalet e sotme

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje faza çerekfinale e Superkupës së Kosovës te meshkujt.

Ndeshja e parë e ditës është ajo mes Pejës e Proton Cable Prizrenit, ku të dyja ekipet kanë kryer transfere të shumta vendore dhe të huaja, për çka edhe presin rezultat pozitiv sot.

Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport 1.

Vlen të ceket se edhe edicionin e kaluar këto dy ekipe ishin takuar në çerekfinale të Superkupës, ku kishte triumfuar Peja.

Mbrëmë, Trepça mposhti Borën dhe u kualifikua në gjysmëfinale, sikur që bëri Prishtina duke mposhtur Vëllaznimin. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme