Basketboll

Trepça sonte luan në grupet e FIBA Europe Cup, takohet me Dijonin e Francës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, Trepça sot e nis ciklin e fazës grupore në garën evropiane FIBA Europe Cup.

Ekipi mitrovicas është mysafir i skuadrës së njohur franceze JDA Dijon.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në YouTube.

Trepça sivjet ka luajtur edhe në kualifikime të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në ciklin e dytë të turneut kualifikues.

Dijoni në stinorin e sivjetm ka 3 fitore e 1 humbje në të gjitha garat, derisa Trepça ka 6 fitore e 3 humbje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.