Basketboll

Ekskluzive: Bora dhe Arben Krasniqi ndërpresin bashkëpunimin

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e inkuadruar sivjet në Superligë, Bora dhe trajneri i deritanishëm i tyre Arben Krasniqi kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme pas rezultateve të fundit.

Krasniqi sivjet ishte në vitin e tretë të drejtimit të skuadrës prishtinase, duke i inkuadruar fillimisht në Superligë e pastaj i udhëhoqi edhe në garat elitare përfshirë edhe ndeshjen e Superkupës, por jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe tashmë është marrë ky vendim.

Trajneri prishtinas ka më së shumti trofe nga trajnerët kosovarë, sidomos kur kishte epokën e lavdishme me KB Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.