Te Bashkimi sonte mori minuta edhe e ardhmja Bes Bytyqi
Prishtinë(AsistiOnline) – Te Bashkimi i Prizrenit sonte ndaj Borës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës ka marrë pak minuta edhe talenti i ri, Besim Bytyqi i cili është vetëm 16 vjeç.
Ai ka bërë debutimin e tij të parë sa ju përket ndeshjeve të Kupës dhe pavarësisht se ishte në parket vetëm për 3 minuta, ai la gjurmë me 2 pikë, 1 asistim dhe një top të vjedhur, duke treguar potencialin e tij të madh për të ardhmen.
Ky debutim vjen pas një vere të suksesshme për Bytyqin, i cili shkëlqeu me dy grupmoshat e reja të Kosovës në kampionatet evropiane, duke tërhequr vëmendjen si një nga lojtarët më premtues të brezit të tij. Aktivizimi i tij duhet të ndodh më shpesh pasi është lojtar nga i cili pritet të jetë e ardhmja e ekipit portokalli e zi.
Bytyqi konsiderohet si një aset i çmuar për klubin prizrenas dhe tifozët e këtij ekipi kanë arsye për të qenë optimistë për vitet që vijnë.
Komentet janë të mbyllura.