Basketboll

FBK publikon listën e transfereve të janarit, s’ka ndonjë befasi

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se tashmë ka përfunduar afati kalimtar për klubet e Superligës së Kosovës për basketbollistët vendorë.

Nga kjo merkato nuk ka pasur ndonjë lëvizje të madhe, megjithatë ekipet kanë bërë disa ndryshime.

Sigal Prishtina është përforcuar me Fatlind Shoshaj nga Belgjika, i cili ka luajtur për Pejën më herët, si dhe Norik Binqen nga Bora, derisa ka bërë kërkesë edhe për Renat Sylemanin.

Kampionia Trepça është përforcuar me Michael Myers, i cili së fundi luajti në Turqi.

Bashkimi ka transferuar dy lojtarët e huaj, Eric Copes dhe Wendell Green Jr.

Proton Cable Prizreni ka qenë mjaft aktive, duke transferuar basketbollistët vendorë, Rron Dahsylën nga Peja dhe Drilon Shalën nga Golden Eagle Ylli, si dhe Terrell Beck nga Peja.

Bora po ashtu ka qenë mjaft aktive, duke u përforcuar me tre basketbollistë që kanë luajtur në Kosovë. Në skuadrën prishtinase janë transferuar Musab Mala nga Peja, Henrik Sirko nga Sigal Prishtina dhe Desmond Cambridge nga Trepça.

Peja ka transferuar brazilianin Tulio Da Silva, si dhe Blend Matoshin nga Borea.

Golden Eagle Ylli ka rikthyer në radhët e tij Jan Palokaj.

Komentet janë të mbyllura.