Robert Rikiq transferohet Cibona e Zagrebit
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish qendra e Bashkimit të Prizrenit, Robert Rikiq është bërë me skuadër të re.
Qendra 34 vjeçare me eksperiencë të madhe dhe i gjatë 218cm, do të vazhdojë karrierën me ekipin nga Zagrebi në ligën vendore dhe atë të Adriatikut e njohur si ABA, ”Rikiq do t’i sjellë skuadrës forcë, stabilitet dhe përvojë”, ka shkruajtur njoftimi i Cibonës sot.
“Është një nder i madh për mua të vesh fanellën e Cibonës dhe të bashkohem me një ekip që është sinonim i suksesit”, citohet të ketë thënë Rikiq për faqen zyrtare të klubit të madh kroat.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.