Basketboll

Prishtina e prezanton në krye të ekipit ish trajnerin e Buduçnostit

Klubi i Basketbollit Prishtina te femrat e ka prezantuar trajnerin e ri të ekipit, Vladan Radovic, një emër i njohur në basketbollin malazez.

Radovic, i cili ka një përvojë të pasur si trajner, vjen pas pesë viteve të suksesshme në drejtimin e ekipit Budućnost në Mal të Zi.

Radovic ka bërë histori si fitues i Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, me përfaqësuesen e Malit të Zi. Përveç kësaj, ai ka udhëhequr ekipin e Budućnostit drejt triumfit në Ligën WABA, duke treguar aftësitë e tij që e dallojnë si trajner.

Drejtuesit e klubit janë shprehur entuziastë për këtë bashkëpunim të ri, duke theksuar se vizioni i Radovic për zhvillimin e gjeneratave të reja përputhet me misionin afatgjatë të KBF Prishtina. “Ai është i përkushtuar të ndërtojë një ekip konkurrues që do të na bëjë krenarë dhe do të sjellë rezultate të shkëlqyera për klubin,” deklaroi klubi në postimin e prezantimit në rrjetet sociale.

Radovic tashmë ka filluar punën me ekipin dhe ka premtuar se do të japë maksimumin për të ndihmuar Prishtinën të arrijë synimet e saj në sezonin e ardhshëm.

Komentet janë të mbyllura.