Basketboll

Sonte në ASIST rikthehet Blerim Vuniqi me analizat e tij speciale

ASISTI 604 sonte vjen me double–aksion, gjysmëfinalet vendimtare fenomenale të Kupës së Kosovës dhe xhiro 20 e cila solli katër duele derbi.

Gjitha këto do ti diskutojmë dhe analizojmë me Blerim Vuniqin i cili sonte kthehet në ASIST me analizat e tij speciale

 Analiza e detajuar dhe momentet më interesante nga El Clasico në gjysmëfinalen vendimtare e zhvilluar në Minatori,  Trepça – Sigal Prishtina.

Një ditë më vonë, në Sezai Surroin e stërmbushur Bashkimi në 20 minutat e fundit anuloi minusin prej 15 pikëve që e kishte ndaj Vëllaznimit dhe u kualifikua tutje. Momentet më interesante dhe ato diskutabile sonte në ASIST

Ndërkohë vikendi solli xhiron 20 super të nxehtë të Procredit Superligës e cila i zhvilloj të gjitha katër ndeshjet të dielën .

Të gjitha ndeshjet ishin derbi:

Në Shani Nushi, u zhvillua derbi i mesit të tabelës ku Vëllaznimi priti Golden Eagle Yllin Në Sezai Surroi e diela basketbollistike solli  dy ndeshje njëra pas tjetrës, fillimisht derbi i fundit të tabelës midis Proton Cable Prizrenit dhe Borës dhe menjëherë pas saj derbi i kreut tabelës midis Bashkimit e Sigal Prishtinës i cili ishte i ngushtë dhe super interesant.

Nata magjike e basketbollit u mbyll në Minatori me një klasik dramatike dhe fantastike midis Trepçës dhe Pejës e cila u vendos në sekondat e fundit.

Përmbledhja dhe analiza e detajuar kompletohet me Pesëshet dhe MVP-in e Javës në ASIST.

Por as kjo nuk është e tëra sepse në pjesën e tretë vjen basketbolli femëror që tashmë ka filluar aksionin e plotë me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave ndërsa na vjen edhe blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.

Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave fenomenale.  

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 604 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.