Trepça ndërron kahje, nënshkruan me Madut Junior
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka nënshkruar edhe një lojtar të ri të huaj.
AsistiOnline.com ka mësuar se mitrovicasit kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Madut Junior.
Lojtari në fjalë vjen tek Trepça nga ekipi amglez i Manchester United, atje ku në 19 ndeshje kishte 9.3 pikë, 2.5 kërcime e 2.1 asiste.
Në të kaluarën lojtari ka luajtur edhe në Australi me Tasmania JackJumpers dhe Melbourne Phoenix e Kauhajoki në Finlandë.
Lojtari është edhe reprezentues i Sudanit Jugor.
Vlen të ceket se Trepça ishte afër marrëveshjes me lojtarin Mike Smith, por transferi i tij dështoi në momentet e fundit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.