Sonte jo tre, por katër mysafirë special në ASIST-in 611
Javën e kaluar në Vlorë, Liga Unike për Femra mbajti turneun final ku kampione u shpallën basketbollistet e Flamurtarit.
Ndërkohë, të mërkurën dhe enjten në Prishtinë do të organizohet Final Four i Ligës Unike për Meshkuj dhe me këtë rast sonte në ASIST mysafirë janë përfaqësuesit e skuadrave pjesëmarrëse: Afrim Bilalli i Besëlidhjes nga Lezha, Artin Gashi i Golden Eagle Yllit, Daniel Lekndreaj i Sigal Prishtinës dhe Atik Koshi i Vëllaznimit.
Me katërshyen e mysafirëve do ta diskutojmë, analizojmë dhe paralajmërojnë ngjarjen e madhe e cila fillon të mërkuren e 26 Marsit.
Ndërkohë skuadrat e elitës së basketbollit kosovar, Superligës kanë zhvilluar xhiron 25 gjatë të cilës u zhvillua edhe dueli fenomenal El Clasico midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Dueli Golden Eagle Ylli – Peja ishte një tjetër ndeshje e shkëlqyeshme kurse lideri Bashkimi isthe mysafirë i Borës në kryeqytet dhe Vëllaznimi ishte mysafir i Porton Cableit në Prizrenz
Gjitha këto i përmbledhim me analizat e detajuara të cilat do të kompletohen nga Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST.
Në pjesën finale vjen blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet e fundit mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë ndërkohë, krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave. ��
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASIST-in 611 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:00 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.