Klubi mitrovicas Trepça, ka prezantuar sot një tjetër përforcim vendor për sezonin e ri, duke rikthyer në skuadër lojtarin Burim Zekiqi.
Zekiqi së fundmi ishte pjesë e Grapeland në Ligën e Parë, ndërsa tani rikthehet në elitë me fanellën e “Xehetarëve”.
Në të njëjtën ditë, klubi ka konfirmuar edhe vazhdimin e bashkëpunimit me një prej figurave më të rëndësishme të basketbollit vendor – Drilon Hajrizin. Me këtë, Trepça ka siguruar jo vetëm përvojën dhe lidershipin e Hajrizit në parket, por edhe vazhdimësinë e një boshti të fortë të ekipit.
Rikthimi i Zekiqit dhe vazhdimi me Hajrizin janë sinjale të qarta se skuadra mitrovicase po vazhdon të ndërtohet me seriozitet dhe ambicie të njejta për sezonin e ri. /AsistiOnline.com/



