Liga Evropiane e Veriut (ENBL) ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e kampionit të Kosovës, KB Prishtina, për sezonin e ri 2025/26.
Në njoftimin e publikuar nga organizatorët, theksohet se klubi nga kryeqyteti kthehet në këtë garë prestigjioze me një histori të jashtëzakonshme trofesh. Me 14 tituj të kampionit të Kosovës, 15 Kupa dhe 8 Superkupa, Prishtina konsiderohet si klubi më i suksesshëm në historinë e basketbollit kosovar.
Prishtina, e themeluar në vitin 1970, njihet për bazën e fuqishme të tifozëve dhe përfaqësimin me krenari të kryeqytetit në arenën evropiane. Në total, bardhekaltërit kanë fituar 37 trofe të mëdhenj dhe kanë shënuar një arritje historike në vitin 2023, kur debutuan në ENBL dhe arritën deri në fazën e “play-off”.
Ky rikthim shihet si një dëshmi e fuqisë së basketbollit kosovar dhe një tjetër hap i madh për klubin më të dekoruar në vend. /AsistiOnline.com/


