Under Header

spot_img

Prishtina sonte përballet me Brussels Basketball në xhiron e dytë të ENBL Ligës

spot_img
spot_img

Pas fitores bindëse në debutim ndaj ekipit norvegjez Gimle,KB Prishtina rikthehet sonte në parket për sfidën e dytë në European North Basketball League (ENBL), ku do të përballet me skuadrën belge Brussels Basketball.

Ndeshja zhvillohet në kryeqytetin belg, Bruksel, me fillim nga ora 20:30, dhe paraqet një test të vështirë për bardhekaltrit, të cilët kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në garat evropiane.

Rivali i sotëm, Brussels Basketball, garon në ligën e përbashkët mes Belgjikës dhe Holandës, ku këtë sezon ka regjistruar një fitore dhe një humbje pas dy ndeshjeve të para. Vjet, ky ekip e mbylli këtë garë në vendin e katërt, ndërsa në ligën belge u eliminua në çerekfinale.

Për Prishtinën, kjo do të jetë një tjetër mundësi për të dëshmuar rritjen dhe konkurrueshmërinë në arenën ndërkombëtare, pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen hapëse të ENBL.

Skuadra e drejtuar nga trajtneri legjendar grek Michalis Kakiouzis synon që edhe nga Belgjika të kthehet me fitore, për të forcuar pozitat në grup dhe për të vazhduar me besim rrugëtimin evropian. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme