Under Header

spot_img

Peja 03 përballet sonte në Lituani me Kibirkstis Vilnius në EuroCup Women

spot_img
spot_img

Skuadra e Peja 03 do të zhvillojë sonte ndeshjen e saj të dytë në fazën e grupeve të EuroCup Women, kompeticionit të dytë më të fortë të basketbollit evropian për femra.

Vashat pejane kanë udhëtuar drejt kryeqytetit lituanez Vilnius, ku nga ora 18:00 me kohën tonë do të përballen me skuadrën vendase Kibirkstis Vilnius.

Peja 03 po përjeton një fillim ëndërr në arenën ndërkombëtare. Vetëm një javë më parë, ekipi debutoi në këtë garë dhe arriti një fitore historike për basketbollin e femrave në Kosovë, duke mposhtur Chomutovin në Republikën Çeke.

Ajo ndeshje u shënua si fitorja e parë ndonjëherë e një skuadre kosovare në EuroCup Women, duke e vendosur klubin pejana në qendër të vëmendjes së sportit vendor por edhe evropian.

Sfida e sotme në Lituani pritet të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit të Pejës 03, e cila do të kërkojë të vazhdojë me paraqitjet e mira dhe të tregojë se suksesi në debutim nuk ishte rastësi.

Kibirkstis Vilnius është ndër skuadrat më të suksesshme në basketbollin lituanez për femra, me përvojë të madhe në garat evropiane.

Peja 03 do të synojë të tregojë karakter dhe të mbrojë ngjyrat e basketbollit kosovar në një arenë të vështirë, me synimin për ta vazhduar historinë e bukur që nisi javën e kaluar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme