Under Header

spot_img

Ekskluzive: Minchev largohet nga Bora pas dy xhirove të para?

spot_img
spot_img

Lubomir Minchev po largohet nga Bora?

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, trajneri bullgar Lubomir Minchev duket se po ndan rrugët me klubin prishtinas Bora, vetëm pas dy xhirove të para të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ky vendim mësohet se po vjen pas një fillimi të vështirë të sezonit për skuadrën, e cila ka pësuar dy humbje radhazi dhe ka treguar lojë pa koncept të qartë në parket. Burimet bëjnë të ditur se palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim, ndërsa drejtuesit e Borës tashmë duhet të vihen në kërkim të një trajneri të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës në javët në vijim.

Minchev kishte marrë drejtimin e klubit këtë verë, me qëllimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese në elitën e basketbollit kosovar, por rezultatet dhe paraqitjet e para duket se nuk kanë përmbushur pritjet e drejtuesve.

Mbetet të shihet se kush do ta pasojë trajnerin bullgar në pankinën e Borës, ndërsa skuadra po përgatitet për ndeshjen e radhës në Superligë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme