Under Header

spot_img

Kapiteni i Kosovës dhe Pejës me një urim të rëndësishëm për Vitin e Ri

spot_img

Basketbollisti i njohur Dardan Berisha ka përshëndetur fansat dhe komunitetin e basketbollit me rastin e Vitit të Ri 2026, duke shprehur optimizëm dhe dëshirë për një sezon të suksesshëm dhe të shëndetshëm për të gjithë lojtarët.

“Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar për vitin që po vjen. Shpresoj që 2026-ta të na gjejë më të shëndetshëm, pa lëndime, dhe të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë, si individualisht, ashtu edhe si skuadër,” ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se dëshira e tij dhe e të gjithë basketbollistëve dhe basketbollisteve është që të tregojnë lojën më të mirë në fushë dhe të japin maksimumin për fansat dhe sportin që e duan.

“Uroj të gjithë një vit të mbarë, me shëndet dhe suksese. Jam i bindur që do të vazhdojmë kështu dhe do të tregojmë lojën më të mirë që mundemi,” përfundoi ai. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme