Njëra prej skuadrave më të trofeshme në basketbollin kosovar femëror – Penza ka bërë ndryshime të rëndësishme në skuadër pas një gjysmësezoni vjeshtor të dobët.
Pas afrimit të lojtares vendore Sara Vraniqi, ekipi pejan tashmë ka afruar edhe lojtaren e parë të huaj.
Penza ka transferuar qendrën amerikane – Skylar Treadwell e cila është e gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitat 4/5.
Lojtarja vjen në Kosovë nga Superliga Çeke atje ku luajti në vjeshtë me ekipin e Ostravës në 12 ndeshje me 7.3 pikë, 5.8 kërcime e 1.8 asiste.
Në të kaluarën Treadwell ka luajtur me dy kolegjet amerikane: Bellarmine University, NCAA dhe Stetson University, NCAA.
Penza pritet të përforcohet edhe me dy lojtare të tjera të huaja. /AsistiOnline.com/



