Under Header

spot_img

Ekskluzive: Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

spot_img

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

Wooten Jr. vjen me një karrierë të pasur ndërkombëtare, pasi fillimet i ka pasur në basketbollin universitar amerikan me Oregon Ducks (NCAA), ku u dallua veçanërisht për lojën mbrojtëse dhe atletizmin.

Pas përfundimit të kolegjit, ai ka luajtur në NBA G League me disa skuadra, përfshirë Westchester Knicks, Rio Grande Valley Vipers, Maine Celtics dhe Raptors 905.

Më pas, karrierën e ka vazhduar jashtë SHBA-së, duke qenë pjesë e klubeve në Hungari (Atomerőmű SE), Mongoli (Ulaanbaatar TLG), si dhe në Ligën e Libanit me Central Club.

Me përvojën e tij në liga të ndryshme dhe profilin fizik prej rreth 2.06 metrash, Wooten Jr. pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për KB Bashkimin në vazhdim të sezonit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme