Një tjetër lojtar është prezantuar sot si lojtar i Golden Eagle Yllit.
Bëhet fjalë për Dustin Thomasin, ish lojtarin e Sigal Prishtinës i cili në gjysmësezonin e fundit ka pauzuar, pas përvojës në basketbollin turk me Haremspor në sezonin e kaluar.
Thomas ka përvojë edhe në Qipro me Etha, në Francë me Souffelweyersheim, në Izrael me Ironi Nahariya e në Hungari me Szolnoki Olaj.
/AsistiOnline.com/



