KB Rahoveci 029 ka finalizuar marrëveshjen për të sjellë në ekip basketbollistin amerikan J’Von McCormick.
McCormick organizatori, nga Houstoni i Teksasit ka zhvilluar një karrierë solide kolegjiale, duke luajtur për Auburn, ku u dallua për nivelin e tij ofensiv dhe rolin si lojtar i rëndësishëm në sistemin e skuadrës.
Pas përfundimit të kolegjit, McCormick ka luajtur profesionalisht në Evropë dhe më gjerë, duke përfshirë eksperienca në Turqinë (Kocaeli BŞB Kağıtspor) Ligën e Basketbollit të Libanit me CS Maristes, pastaj në Katar me Al Sadd dhe së fundmi është paraqitur me Silute në Ligën e dytë të Lituanisë me rreth 12 pikë për ndeshje. /AsistiOnline.com/



