KBF Peja 03 e ka ngushtuar serinë e finales së basketbollit kosovar femëror.
Ekipi pejan fitoi sonte ndaj Bashkimit të Prizrenit 79-62.
Vashat pejane festuan falë Kiki Jefferson që kishte 30 pikë dhe Paige Powell që shtoi 24 pikë e 10 kërcime.
Te Bashkimi, Dontavia Waggoner kishte 20 pikë.
Seria tash ngushtohet në 3-2 dhe ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren.



