Trepça dhe Peja nisin sonte rrugëtimin në gjysmëfinalet e “Play-off”-it të Superligës, në një nga duelet më të forta të këtij edicioni.
Ndeshja e parë e serisë gjysmëfinale zhvillohet sonte nga ora 19:30, me “Xehetarët” dhe pejanet që synojnë ta nisin me fitore këtë fazë vendimtare.
Skuadra mitrovicase vjen në këtë përballje si lidere e sezonit të rregullt, si dhe si kampione në fuqi dhe fituese e Kupës, duke konfirmuar formën e mirë gjatë gjithë edicionit.
Në anën tjetër, Peja arriti në gjysmëfinale pas një serie të fortë në çerekfinale, duke eliminuar Golden Eagle Yllin.
Seria gjysmëfinale zhvillohet me sistemin “best of three”, ku ekipi që arrin tri fitore siguron kualifikimin në finalen e madhe të kampionatit.



