Një lajm i keq vije nga Prizreni për tifozët e Bashkimit.
Qendra amerikane e klubit Kenny Wooten, duket se ka pësuar një lëndim që mund ta lërë jashtë parketit një kohë relativisht të gjatë.
Sipas burimeve, Wooten ka pësuar një lëndim në dorë dhe rezultatet e para flasin për një lëndim jo të lehtë.
Bashkimi të mërkurën e zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, ku luan ndaj Borës në ndeshjen vendimtare që dërgon në finale të play off-it të elitës së basketbollit kosovar e ku seria aktuale me prishtinasit është 2-2.
Të kujtojmë se finalisti i parë u përcaktua dje, ku Trepça fitoi ndaj Pejës dhe siguroi finalen e pestë me radhë. /AsistiOnline.com/



