Under Header

spot_img

Top 5 shënuesit e Bashkimit deri tani

spot_img

Skuadra e Bashkimit do ta nis këtë seri finale ndaj Trepçës me synimin për ta rikthyer titullin në Prizren pas një kohe të gjatë.

Pasi portokallezinjtë zhvilluan një edicion mjaft të mirë dhe siguruan finalen pas paraqitjeve stabile gjatë gjithë kampionatit, një ditë para startit të finales, AsistiOnline.com ju sjell liderët me pikë të shënuara tek ekipi prizrenas:

Në krye të listës qëndron amerikani Shanon Shorter, i cili ka qenë larg më i miri te Bashkimi këtë edicion me mesatare prej 18.4 pikëve në 20 ndeshje të zhvilluara.

Pas tij renditet Jalen Riley me 16 pikë për ndeshje në 12 paraqitje, duke dhënë kontribut të madh sidomos në fazën vendimtare të kampionatit.

Më pas vjen Kyan Anderson, i cili në 22 ndeshje ka mesatare prej 13.2 pikëve për takim.

Ndërkohë, basketbollisti vendor Lejson Zeqiri ka zhvilluar sezon shumë të mirë me 12.5 pikë mesatare në 31 ndeshje.

Top-5shen e shënuesve te Bashkimi e kompleton Ike Nwamu me 10.8 pikë për ndeshje në 16 takime të luajtura. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme