PRISHTINA PËSON NGA GJERMANËT, ELEMINOHET NGA FIBA EUROPE CUP
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, Sigal Prishtina ka pësuar një disfatë zhgënjyese para pak çastesh në Prishtinë, duke u eleminuar nga gara evropiane e FIBA Europe Cup.
Kryeqytetasit janë mposhtur nga Medi Bayreuth, në kuadër të fazës grupore FIBA Europe Cup me rezultatin 68-93, njëkohësisht janë eleminuar nga ky kompeticion prestigjioz.
Sa i përket aspektit të lojës, sonte Prishtina nuk ishte fare në element dhe gjermanëe shfrytëzuan këtë pothuajse për çdo çerek 13-23, 15-22, 17-30 (përveq të dytit 23-18) dhe në fund arritën fitore të merituar
Tek Prishtina sonte në këtë humbje pikëdyshifrore arritën, Divine Myles(14), Fahro Alihodzic(14), Jonathan Wade(14) e Fisnik Rugova(11).
Tek Medi në fitore u dalluan, Alford me 18 pikë e Travis me 14 pikë.
Prishtina e mbyllë aventurën e saj në FIBA Europe Cup, sivjet në fazën e grupeve me dy fitore e tre disfata, përderisa do ta luajë edhe ndeshjen e fundit tashmë “revyale” ndaj Ventspilsit në Prishtinë, për ta mbyllur garën.
Komentet janë të mbyllura.