SONTE NDESHJA HUMANITARE, NË MES TË YLLIT DHE KOSOVËS
Klubi i Basketbollit GoldenEagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) sonte do ta zhvillojnë ndeshjen humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
Takimi do të zhvillohet sonte në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00.
Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci.
Rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, por të ndihmon familjet shqiptare që kanë nevojë.
Komentet janë të mbyllura.