Basketboll

KOSOVA FITON DRAMËN NDAJ YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës në konkurencën e meshkujve, ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit, në ndeshjen e sontme humanitare.

Ekipi i Kosovës i udhëhequr nga Bujar Loci, ka mposhtur minimalisht ekipin e Yllit nga Theranda me rezultatin 86-87.

Fisnik Rugova me 16 pikë, Divine Myles me 15 pikë e Besnik Azemi me 12 sosh, ishin lojtarët që arritën pikë dyshifrore në fitoren e Kosovës sonte.

Tek Ylli u dalluan, i riu Drilon Shala me 13 pikë, si dhe Arben Camaj e Samir Zekiqi me nga 12 pikë.

Ndeshja ishte me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Rezultati në këtë ndeshje ishte në plan të dytë, por të ndihmohen familjet shqiptare që kanë nevojë.

 

Komentet janë të mbyllura.