DERBI PRIZRENAS I TAKON BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Bashkimi e ka fituar derbin derbin lokal prizrenas, ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Basketbollit Kosovar.
Bashkimi ka mposhtur Prizrenin, pas vazhdimeve 81-86, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz 75-75.
Ndeshja ishte tejet interesante, me Bashkimin që e nisi më mirë sfidën duke e mbyllur çerekun e parë +5 18-23, ndërsa në dytin, Prizreni u rikthye në lojë duke fituar njejtë çerekun e dytë +5 19-14.
Prizreni e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, duke e mbyllur edhe çerekun e tretë në avantazh 24-17, ndërsa përmbysja e Bashkimit erdhi në çerekun e katërt, kur portokallinjët e fituan këtë çerek 14-21 dhe e çuan ndeshjen në vazhdime, ndërsa në vazhdim lojtarët e Bashkimit u treguan më të saktë dhe e fituan ndeshjen.
Individët më të dalluar në fitoren e Bashkimit sonte ishin, Terik Brigdeman me 23 pikë, Corey Ross me 21 pikë, Stevie Clark me 17 pikë e Ujkan Karanezi me 14 pikë.
Tek Prizreni s’mjaftuan për fitore, Urim Zenelaj e Malcolm Canada me nga 25 pikë.
Kjo ishte fitorja e 11-të e Bashkimit sonte, krahas tri disfatave. Ndërsa, Prizreni pësoi edhe humbjen e shtatë, karshi tetë fitoreve.
Komentet janë të mbyllura.