Basketboll

BRAHA E PLANTAK RIKTHEHEN TE TREPÇA, PRITEN NDRYSHIME TË TJERA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më me renome në basketbollin e Kosovës, KB Trepça po kalon në njërën prej krizave më të thella në histori të saj që nga themelimi.

Kjo ka bërë që drejtori i deritanishëm i klubit Naim Hajrizi të jap dorëheqje dhe në vend të tij, tashmë është rikthyer ish-basketbollisti i Trepçës, Besim Braha.

AsistiOnline.com ka mësuar se me të marrë postin e drejtorit, Besim Braha menjëherë ka rikthyer në ekip trajnerin me të cilin Trepça u pati shpallur kampione para 7 vjetësh, kroatin Neven Plantak.

Mësohet se këto nuk pritet të jenë ndryshimet e vetme tek Trepça, pasi në ditët në vijim pritet të ketë ndryshime edhe përbrenda rosterit në lojtarë.

Trepça momentalisht gjendet në pozitën e 8-të, apo të parafundit që dërgon direkt në Ligën e parë të Kosovës e që nëse ndodh kjo, do të ishte për herë të parë në histori të klubit.

Komentet janë të mbyllura.