Basketboll

PRISHTINA I REVANSHOHET BASHKIMIT, E MPOSHT THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina iu është revanshuar Bashkimit, për disfatën e mëhershme që ju kishin shkaktuar prizrenasit në xhiron e 8-të, duke triumfuar sonte bindshëm.

Prishtina mposhti thellë Bashkimin, në Pallatin e Sporteve në Prishtinë me rezultatin 120-59.

Prishtinasit e nisën ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 31-14, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 28-17. Bindës ishin edhe në periodën e tretë 25-16, derisa dhjetëminutëshin e fundit e fituan  36-12për të triumfuar në fund me rezultat

Më të merituarit për këtë fitore të Prishtinës ishin: Divine Myles me 24 pikë, Fisnik Rugova me 21 pikë, Meriton Ismaili me 20 pikë, Arian Memeti me 14 pikë, si dhe Fahro Alihoxhiq e Edmond Azemi me nga 10 pikë.

Kurse te Bashkimi dy më të dalluarit ishin Corey Ross me 17 pikë e Stevie Clark me 11 pikë.

Kjo ishte fitorja e 12-të e Prishtinës sonte, karshi 3 disfatave. Ndërsa, Bashkimi pësoi humbjen e 4 të stinorit, krahas 11 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.