MBYLLET XHIRO E 17-TË, NDËRROHET LIDERI
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe xhiro e 17-të në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshje të forta dhe shumë interesante e karakterizuan edhe këtë xhiro.
Në ndeshjen hapëse të xhiros, Sigal Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat bindës 120:59 (31:14, 28:17, 25:16, 36:12). Sigal Prishtina tani ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi 11 fitore dhe katër humbje.
Në po të njëjtën ditë, Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 92:88 (29:19, 18:20, 18:24, 27:25). Tash Ponte Prizreni tani ka nëntë fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 11 fitore dhe katër humbje.
Ndërsa të dielën, Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 92:73 (24:23, 24:17, 22:19, 22:14). Tash Peja tani ka tetë fitore dhe shtatë humbje, kurse Golden Eagle Ylli dhjetë fitore dhe pesë humbje.
Dhe në ndeshjen mbyllëse të xhiros, Trepça ka shënuar fitore ndaj Feronikelit në udhëtim me rezultat 61:84 (16:22, 19:22, 9:15, 17:25). Tash Feronikeli tani ka katër fitore dhe 11 humbje (19 pikë), derisa Trepça tri fitore dhe 12 humbje (18 pikë).
Lipjani pushoi këtë xhiro.
Pas xhiros së 17-të, renditjes tabelare i prinë Sigal Prishtina me 27 pikë e pasuar nga Rahoveci e Bashkimi me nga 26 pikë, Ylli e Prizreni me nga 25 pikë, pastaj renditet Peja me 23 pikë, Feronikeli me 19 pikë, Trepça me 18 pikë dhe i fundit Lipjani me 15 pikë.
Komentet janë të mbyllura.