VAZHDON “ANEMIA” E FENERIT, PËSON NË STAMBOLL
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjigangi i basketbollit turk dhe evropian, Fenerbahçe po vazhdon me formën e dobët sivjet nê Euroligë.
Ekipi nga Stambolli, është mposhtur sonte pikërisht si vendas nga Zenit Shën Petersburg 81-84.
Polaku, Mateusz Ponitka me 16 pikë e francezi Andrew Albicy me 12 pikë, ishin lojtarët më të dalluar në fitoren e madhe të Zenitit si mysafir sonte.
Tek Feneri u dalluan, Joffre Lauvergne me 18 pikë e Nikola Kalinic me 16 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.
Komentet janë të mbyllura.