Basketboll

BUCKS TREGOJNË “DHËMBËT” NË DERBIN NDAJ LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi kryesor i mbrëmjes në NBA, padyshim që ishte në mes të, Milwaukee Bucks e La Lakers, ekipe të cilat kanë seritë më të mira të fitoreve sivjet.

Të udhëhequr nga super-ylli i tyre, Giannis Antetokounmpo me 34 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, Bucks ju shkaktuan vetëm humbjen e 5-të sezonale Lakersave, duke i mposhtur me rezultatin final 111-104.

Tek Lakers s’mjaftuan për triumf, mbreti James me triple-double(21pk, 12krc, 11ast), por as Anthony Davis me 36 pikë e 10 kërcime.

Komentet janë të mbyllura.