Basketboll

FENERI E NISË ME KËMBË TË “HAJRIT” VITIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit turk e ka nisur me këmbë të mbarë Vitin e Ri në Euroligë.

Ekipi i udhëhequr nga strategu serb, Zheljko Obradovic ka triumfuar në udhëtim te Olimpiakosi me rezultatin final 87-96.

Më të disponuarit në fitoren e Fenerit sonte ishin, francezi Nando DeColo me plotë 32 pikë si dhe greku, Kostas Slouskas me 14 sosh.

Tek Olimpiakosi s’mjaftuan për fitore, Georgios Printezis e Vassilis Spanoulis me nga 14 pikë.

Komentet janë të mbyllura.