Basketboll

SONTE NË “KARAGAÇ” PEJA PËRBALLË IBARIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmjen e sotme në “Karagaç” të Pejës, nisë stinori pranveror në Ligën Ballkanike.

Ndeshja hapëse e stinorit pranveror, luhet në mes të skuadrës kosovare, KB Peja dhe KK Ibar nga Rozhaja e Malit të Zi nga ora 19:00.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.