YLLI SHËNDRIT NË START PËR PRANVERË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra therandase, Golden Eagle Ylli e ka nisur në mênyrë perfekte stinorin pranveror në elitën e basketbollit kosovar.
Therandasit si vendas kanë triumfuar ndaj Feronikelit nga Drenasi me shifrat e thella 106-71.
Ndeshja në fakt nuk kishte ndonjë histori, me vendasit e Yllit që qysh në start e morrën ritmin e ndeshjes, duke fituar tri periodat e para të ndeshjes(24-16, 29-17, 32-11), përderisa të fundën e fitoi ngushtë Feronikeli por pa arritur të lë gjurmë.
Më të dalluarit në fitoren e Yllit sonte ishin, Valon Bunjaku, Samir Zekiqi e Jameel McKay me nga 19 pikë, por u dalluan edhe Rilind Krasniqi e Egzon Kuqi me nga 12 pikë.
Tek Feronikeli s’mjaftuan për fitore, Fisnik Juniku me 18 pikë e Rinor Ahmeti me 15 sosh.
Ishte kjo fitorja e 11 e Yllit sivjet, karshi 6 disfatave. Ndërsa, Feronikeli pësoi disfatën e 12, krahas 5 fitoreve.
Komentet janë të mbyllura.