Basketboll

KAPITENI I PEJËS: KUPËN DO TA SJELLIM NË PEJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Pejës, Drilon Hajrizi është shprehur optimist i madh para përballjes finale për Kupë, që skuadra e tij e zhvillon sonte ndaj Yllit të Therandës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Hajrizi finalen e sontme e ka përshkruajtur si të vështirë, por ai beson se në fund do t’ia dalin.

“Prej fillimit të kampionatit jemi futur shumë seriozisht dhe i kemi analizuar të gjithë kundërshtarë edhe në ndeshjen finale për Kupë do të futemi maksimalisht të koncentruar dhe me përvojën dhe përparësitë që i kemi në teren, do mundohemi dhe mendoj që jemi favorit që Kupën ta sjellim në Pejë”, tha Hajrizi i bindur në fitimin e Kupës.

Komentet janë të mbyllura.