Basketboll

RUGOVA FLET PËR ASISTIONLINE, PAS FITORES SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Fisnik Rugova është shprehur tejet i gëzuar me fitoren e ekipit ndaj Islandës.

Në një intervistë ekskluzive për AsistiOnline.com, Rugova u shpreh shumë i gëzuar dhe tha se beson në kualifikimin e Kosovës në fazën e dytë.

”Ne sot kemi treguar një ndeshje tē mirë para tifozëve tanë. Fitorja duhet të ishte me rezultat më të thellë, por me rëndësi fitorja. Ne kemi bërë përgatitje të mira këtë javë dhe  besojmë edhe në fitore kundër Luksemburgut, kemi shansa shumë të mira ta kalojmë grupin. Gjithë skuadra është e motivuar dhe kemi një qëllim – kualifikimin. Më vjen keq për lëndimin e Shawn Jones. Do shkojmë në Luksemburg për fitoren e radhës”, mbylli prononcimin Rugova.

Komentet janë të mbyllura.