Basketboll

“DJ” I TREPÇËS: LUAJMË PARA PUBLIKUT TONË E SYNIMI DIHET

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kryesor i Trepçës këtë stinor, amerikani DJ Hanes po beson se skuadra ”xehtare”, do ta fitojë përballjen vendimtare për mbijetesë ndaj Feronikelit.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Hanes është shprehur optimist në fitore, duke thënë se ekipi ka bërë përgatitjet e duhura dhe pas pushimit dy javor hyn i freskuar me synim fitoren.

”Sa për mua dhe ekipin, unë mendoj se jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme. Kishim disa javë pushim që nga ndeshja e Kupës. Kemi humbur ndaj tyre në shtëpi herën e fundit(Feronikelit), por tani kemi një ekip tjetër dhe besoj shumë se mund të fitojmë”, tha Hanes për AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.