HOJČ I KUJDESSHËM: BASHKIMI KA EKIP DHE TRAJNER TË MIRË, PËR NE OPSION VETËM FITORJA
Prishtinë(AsistiOnline) – I kujdesshëm në vigjilje të sfidës përballë Bashkimit, është shprehur edhe kryetrajneri i Prishtinës, slloveni Teo Hojč.
Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, para sfidës së sontme, Hojč ka thënë se do të luajnë ndaj një ekipi të mirë organizuar, porse synojnë fitoren.
“Ne e respektojmë Bashkimin, ata kanë një ekip të mirë dhe një trajner të mirë. Zakonisht janë edhe më të fortë kur luajnë në shtëpi. Ju do të duhet të luani me intensitet të lartë, me fokus të madh dhe normal si ekip. Kemi stërvitur normalisht për 10 ditë, por për shkak të lojërave në ekipin kombëtar ishim edhe pa dy lojtarë, por tani për tre ditë ne bëmë gjithçka që ishte e mundur që të jemi gati për ndeshjen dhe të kemi një shans për të fituar ndeshjen”, tha Hojč për AsistiOnline.com
Ndeshja e sontme nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.
Komentet janë të mbyllura.