Basketboll

NDESHJE FANTASTIKE – BASHKIMI FITON DRAMËN NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka fituar përballjen dramatike ndaj Prishtinës, në kuadër të Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Vendasit nga Prizreni, kanë arritur të mposhtin mysafirët nga kryeqyteti me rezultat të ngushtë, 89-82.

Bashkimi që në fillim e nisi ndeshjen më mirë, duke e mbyllur periodën e parë, 28-13, por që në periodën e dytë Prishtina ndryshoi çasjen tërësisht dhe me lojë fantastike pëpos që fitoi çerekun e dytë 10-36, shkoi në pushim me avantazh, 38-49.

Në pjesën e dytë, Prishtina sikur u kënaq me avantazhin e krijuar nga çereku i dytë dhe kjo i kushtoi, sepse Bashkimi e shfrytëzoi këtë rënie dhe fillimisht fitoi periudhën e tretë, 25-23 e më pas edhe atë të fundit thellë 26-10, për të arritur deri tek fitorja e merituar.

Pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte arritën, Terik Brigdeman(22), Stevie Clark ishte afër triple -double(17pk, 12krc, 9ast), Corey Ross(15), Qëndrim Biraj(10).

Tek Prishtina s’mjaftuan për triumf, Anthony Goods(24), Fahro Alihodzic(13), Jordan Johnson(12) e Dewayne Jackson(10).

Me këtë fitore, Bashkimi arrin në kuotën e 14 fitoreve karshi 9 humbjeve. Ndërsa, Prishtina pësoi disfatën e 6 sezonale që nuk i ka ndodhur moti, karshi 17 fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.