Basketboll

RAHOVECI ME FITORE TË THELLË, BARAZOHET NË KRYE TË TABELËS ME PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci është barazuar me Prishtinën si liderë të Superligës së Kosovës në Basketboll.

”Vreshtarët” kanë mposhtur sonte Ponte Prizrenin, 88-66, për të marrë kreun e renditjes tabelare në elitën kosovare.

Në fakt fitorja e Rahovecit sonte, nuk u vu në mëdyshje për asnjë minutë, sepse vendasit gjatë tërë kohës e kishin rezultatin në favorin e tyre(24-18, 24-10, 17-16, 23-22) dhe fitorja në fund erdhi me meritë.

Tre lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sonte: Josh McFolley(20), Bardh Rexha(16), si dhe Aron Mwankwo(15).

Tek Ponte sonte u dalluan paksa, Urim Zenelaj me double, double(17pk, 15krc), Ty Nichols me 16 pikë e Andre Wolford me 10 sosh.

Me këtë fitore, Rahoveci së bashku me Prishtinën merr kreun e renditjes tabelare edhe pse me pikë të barabarta me Prishtinën, por ka bilanc më të mirë se kryeqytetasit në ndeshje të ndërsjella. Por Prishtina ka koshaverazh më të mirë dhe qëndron si e para. Ndërsa Prizreni bie nga pozita e katërt në atë të pestë me 37 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.